Real Madridi e fillon përpjekjen për titullin e pestë të Kupës së Botës për Klube me një ndeshje gjysmëfinale kundër Al Ahly.Kjo ndeshje zhvillohet sonte në stadiumin Prince Moulay Abdellah në Marok, me fillim nga ora 20:00, shkruan GazetaBlic Sport.
Fituesi i kësaj përballje do të përballet me Flamengon ose Al-Hilal në finale të shtunën. Ndërsa, humbësi do të luajë për vendin e tretë.
Al Ahly ka kaluar në gjysmëfinalen e tretë radhazi të Kupës së Botës për Klube. Ata kanë mposhtur Auckland City dhe Seattle Sounders në raundin e kaluar për të kaluar në gjysmëfinalen shumë të rëndësishme kundër gjigantëve evropianë Real Madrid.
Real Madrid vjen në këtë takim pas humbjes nga skuadra e Mallorcas në La Liga.