Thursday, April 25, 2024
BallinaVitrina e libritTaena Mata-Deri kur...

Taena Mata-Deri kur…

Deri kur…

Nën dritën e diellit të ftohtë të këtij dimri,
Një zog erdhi e këndoi mbi kokën time,
Embël tingëlloi kënga e tij, sa ëmbël
Si një gotë verë, mesnatës nën tinguj hëne.


Papritur, u shua kënga e tij e trishtë,
Zhurmës së oqeanit që fuqishëm gjëmonte,
Klith’te për djemtë mbytur në blunë e tij,
Ndërsa zemra e zogut qante e s’pushonte

.
Ngrita kryet lart e pashë, s’ishte thjesht një zog,
Por një shqiponjë mali, me sy çika stralli,
Bijëve të saj ju thërriste, por më kot,
Pa pikë mëshire, gjëmonte e gjëmonte oqeani.


I dhëmb zemra zogut për të bijtë, oh sa fort,
Për djemtë endacakë, që enden nëpër blu,
Këlthet e këlthet shqiponjë e malit nëpër botë,
Deri kur bijtë e mi do t’më braktisni kështu !?


Kur do t’më kthehet Skenderbeu sërisht,
Në viset e bjeshkët e mia të përjetëshme,
Të më mbledhi gjithë bijtë brenda gjirit tim,
Gjithë bijtë e kësaj toke të zjarrtë e të pavdekëshme.


Këto fjalë ushtonin në këngën e zogut trim,
Që ditën e dimrit erdhi këndoi mbi kokën time,
Ngrita sytë e pashë që s’ishte një zog jetim,
Por shqipja e malit – ishte vetë Shqipëria ime.

Artikulli paraprak
Artikulli i ardhshëm
TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT