Friday, March 29, 2024
BallinaTurizmiGryka e Këlcyrës

Gryka e Këlcyrës

Gryka e Këlcyrës (në kohët e moçme e njohur si Fauces Antigonenses),është një grykë me pamje spektakolare pranë qytetit të Këlcyrës.

Kjo grykë madhështore e cila shtrihet midis Këlcyrës dhe Dragotit me një gjatësi prej 13 km formon një kanion thellësia e të cilit arrin deri në 1.000 metra.

shpatin e djathtë të grykës gjenden shpellat e Mezhgoranit dhe Dragotit ndërsa përgjatë lumit mund të admirohen shumë burime nëntokësore, ndër të cilët veçojmë Ujin e Zi të Këlcyrës i cili del në sipërfaqe në buzë të shtratit të lumit Vjosa duke krijuar një shumëllojshmëri ngjyrash.

Bukuri e veçantë janë dhe burimet karstike të zonës së quajtur “Rrepet e Këlcyrës”, objekt që funksionon si pikë turistike, të cilët dalin në sipërfaqe në një lartësi rreth 50 m mbi shtratin e lumit Vjosa duke krijuar ujëvara të mrekullueshme.

Artikulli paraprak
Artikulli i ardhshëm
TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT