Thursday, March 28, 2024
BallinaVitrina e libritCeleste Ozuni-SI FORMOHET MIQËSIA

Celeste Ozuni-SI FORMOHET MIQËSIA

SI FORMOHET MIQËSIA.

Miqësia është shumë e mirë,
Kur s’ke gënjeshtrën e djallëzinë.
Kur je korrekt me shoqërinë,
Kur nuk ke urrejtjen dhe zilinë.

Një shoqe, o shok i vërtetë,
mund të gjendet një herë në jetë.
Por kur miqësia me të ka afruar
mbaje afër, për mos ta larguar.

Se, si sapuni të rrëshqet nga dora,
Me maturi fjalët nxirri nga goja.
Është me sedër, njeri i rrallë.
nuk ngatërrohet llumin vërdallë.

Miqësia, kur nuk ka hile djalli,
Është si uji që rreshket nga mali,
Është e pastër, porsi kristali,
Duhet ruajtur nga zemra mos dali.

Kur ke një mik të mirë me sinqeritet,
Njeri besnik dhe korrekt,
Shoqëria të bën mbret,
Të ndjehesh plot fuqi në jetë.

Je i lumtur sa më s’ka,
Sepse djersën tënde ha,
triumfon paqja, gëzimi, mirësia,
Gëzon e lumtur gjithë shtëpia…

Nga i keqi largohu, se më parë,
Se të ulet burrëria, bëhesh zagar.
Duke punuar bashkë me disipline
Të gjithë do t’ua kenë zilinë…

Gjumin e natës e fle rehat,
Për xhakete, asnjë s’të kap.
Nga bujaria e respekti në jetë,
lind miqësia e vërtetë

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT