Thursday, April 18, 2024
BallinaSportDortmundi shkatërron Hertha Berlinin – garë e nxehtë mes tri ekipeve për...

Dortmundi shkatërron Hertha Berlinin – garë e nxehtë mes tri ekipeve për titull në Bundesliga

Borussia Dortmundi ka shënuar një fitore të rëndësishme ndaj Hertha Berlinit, me rezultat 4-1, në kuadër të xhiros së 21-të në Bundesliga.

Serinë e golave e nisi Karim Adeyemi, në minutën e 27, teksa pesë më vonë Donyell Malen, e dyfishoi epërsinë. Me këtë rezultat u mbyll pjesa e parë.

Në pjesën e dytë, Lucas Tousart ngushtoi epërsinë e Dortmundit, me një gol të bukur në minutën e 47’.

Marco Reus shënoi në minutën e 75’, për t’ia dhënë qetësinë Dortmundit, teksa Julian Brandt në fund të takimit e vulosi fitoren.

Dortmundi pas fitores kalon në vendin e dytë, me 43 pikë, me pikë të barabarta me Bayernin që është në vend të parë, dhe Union Berlinin në vend të tretë. /Klankosova.tv.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT