Tuesday, April 16, 2024
BallinaVitrina e libritGjelina Maçi Keci-DASHURIA ËSHTË SI DIELLI

Gjelina Maçi Keci-DASHURIA ËSHTË SI DIELLI

(E sheh syri , e ndjen shpirti…)
Koha kalëron si e çmendur, duke garuar me mua,
E bashkë me çdo rrahje të zemrës time që ma kronometron,
E litarët e frymës të malluar
M’i lodh e m’i ishtrëngon.


Bashkë me ëndërrat për ty
Si krizantemat që rrinë si në brymë
Duke pritur një mesazh,
një cingërrimë,


Pastaj në një telepati vjen ti
Si pranvera tokën , qënien time ripertërin,
E shpirti mbush dhomat plot dashuri.


Me një përqafim nga larg,
Jeta vesh fustan të gjelbër e buzëqesh plot ëmbëlsi,
Si ajo pisha që nuk njeh stinë
E si ulliri që nuk njeh moshë.


Në një llojë mënyre bashkë do ecim gjithmonë,
Në mos me mua,
Me lastarët e mi të njomë.
Jo domosdoshmërisht për të qenë e lumtur
Duhet patjetër t’i prekësh lëkurën dashurisë.


Dashuria është si dielli,
E sheh syri
Dhe, e ndjen shpirti…

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT