Thursday, April 18, 2024
BallinaVitrina e libritMirvete Kabashi Leku-MOS MË FAJSONI

Mirvete Kabashi Leku-MOS MË FAJSONI

MOS MË FAJSONI

Mos më fajsoni pse kërkoj tokën time
Folenë e shqiponjave
Dheun e eshtrave të stërgjyshërve.


Mos më çortoni
Pse nuk i gëzohem kësaj pavarsie
O njerëz të dhimbjes s’ime
E dua dheun tim!


-Mos më fajsoni
Pse shpirti ndjen mallin që përvëlon
Për Trojet e mia shekullore


Mos më fajsoni, pse jam e etur nga Anadollia e tretur.
E për hymnin arbëreshë “O e bukura Moree”.
E uritur jam për Mollën e Kuqe.
Jo, nuk dua të vdes pa ia shijuar frytet tokes s’ime!


Mos më fajsoni
E mos më quani të çmendur
Kur më vargun tim shtegëtoj
në hapësirën e viseve të mia.


Kërkoj për ta ngjitur Vazon e Copëtuar Antike Ilire.
Dua ta mbushi me dheun e djegur
Të varrëve
stërgjyshore.
Për të mbjellur Lulekuqe Arbërore!

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT