Saturday, March 25, 2023
BallinaVitrina e libritÇfarë moti na pret sot?

Çfarë moti na pret sot?

Sot në Kosovë do të kemi mot më të ngrohtë. Priten intervale kohore me diell dhe vranësira të shpeshta lokale. Rrallëkund gjatë ditës priten riga shiu, ndërsa në orët e mbrëmjes dhe gjatë natës priten riga shiu në shumë pjesë të territorit të vendit. Në viset malore fjolla bore. Temperaturat nga -1 deri në 14 gradë Celsius.

Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Luginë dhe Mal të Zi  pritet të mbajë mot me vranësira dhe lokalisht edhe intervale kohore me diell. Rrallë në disa vise priten riga ose rrebeshe afatshkurtra shiu. Në mbrëmje dhe gjatë natës në Maqedoninë Veriore priten reshje shiu paksa më intensive.

Të mërkurën dhe të enjtën na pret mot me intervale kohore me diell dhe vranësira të shpeshta lokale. Priten edhe riga lokale të herëpashershme shiu kryesisht afatshkurtra e në Shqipëri rrebeshe afatshkurtra lokale me vetëtima dhe bubullimë.

Të premtën priten reshje shiu në shumë vise e në viset malore reshje bore./MeteoBallkan

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT