Saturday, March 25, 2023
BallinaVitrina e libritAna Petani-Marsi

Ana Petani-Marsi

Marsi

Trokiti Marsi i ndrojtur në derë
E toka qeshi hapi sytë sërish
Fshiu “sklepat”,nga ngrica e gjatë
E shkundi borën në qerpikë

Shtrydh velenxat ky fund shkurti
E mbi tokë lëshon mbytur lot
Qan akoma për ditët mangut
Askush se dëgjon,është e kotë

Ti bëjnë qejfin e marrin me të mira
Një herë në katër vjet i japin një ditë
Më kot gënjehet,e mban shpresa
E mburrin,e përkëdhelin. Je vit i brishtë…

E toka e bekuar mbushet me blerim
Si nuse e re zbukuruar e gjen
Me ujë shiu lan baltën e dimrit
Në sythet e reja gjethet shpërthen

Pranvera mbushet me aromë lulesh
Natyra si vajzë e lumtur ndrin
Është pragu dashurisë,stina e të marrëve
E vargje poetët i thurin pa përtim

Artikulli paraprak
Artikulli i ardhshëm
TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT