Saturday, March 25, 2023
BallinaVitrina e libritMentor Thaqi-NJERIU I DY SHEKUJVE

Mentor Thaqi-NJERIU I DY SHEKUJVE

NJERIU I DY SHEKUJVE

Profet nuk jam,
i etnisë së shëntorëve … profetit gjithësesi,
i arsyeshëm n´arsyen tonë
nuk kemi pse druajmë të kërkojmë


Kosova, kjo Dardania jonë
do t´jetë në NATO, Bashkimin Europian
aty e ka shkâmin
Ameriken e kemi n´krah .. n´zemër


Ne k´tu jemi
po punojmë që t´jemi aty
aty e kemi vendin
aty ku e humbëm rendin


Askush nuk është i tepërt, jemi edhe mangu
na duhen edhe më shumë
se që kemi e jemi


Perëndimi na ka një borxh
t´parët e nisëm rrugëtimin andej kah duhet
Pragen e harrueme e rikthyem me Pranverën e saj
rrugëve t´Prishtin´s
Haveli u ndje si n´shpi t´vet


E … borxhi duhet kthy, Europë,
të tha Kolosi … Njeriu i dy shekujve
i gjakut të Dishepujve


Eh, profecitë duan arsyeshmëri,
e pate Ti … o Njeri

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT