Saturday, March 25, 2023
BallinaVitrina e libritMimoza Eliona Osmani-Dikur

Mimoza Eliona Osmani-Dikur

Kujton…

Dikur u kryqëzuan sytë,
u dorëzuan magnetizmit të vështrimit,
u ndez një dritë…


Dy pole të kundërt deshën bateritë,
xixëllonjë, flashi i tundimit,
drejtimit, t’i ndryshojë shigjetën…


Anija e shpirtit , udhëtoi ndjenjës,
deti ngjason me jetën,
ndërsa ai,
horoskopit të shenjës …
Ujori…


Të dy e çajnë rrethimin,
teksa përplasen mureve të zemrës time.


Kur e humbi vështrimin,
u bë gjethe tetori,
dhe u tret tutje
në kujtime…

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT