Thursday, March 28, 2024
BallinaSportFormacionet e mundshme për ‘El Clasico’

Formacionet e mundshme për ‘El Clasico’

Në stadiumin ‘Santiago Bernabeu’ sonte me fillim nga ora 21:00 do të zhvillohet dueli i parë gjysmëfinal i Kupës së Spanjës ku do të ballafaqohen dy gjigantët, Real Madridit dhe Barcelona.
Nën drejtimin e gjyqtarit Munuera Montero, dy skuadrat synojnë ta bëjnë hapin e parë drejtë finales së madhe në një stadium që pritet të jetë i stërmbushur siç ndodh zakonisht në “El Clasico”, transmeton lajmi.net.

Barcelona ka tri mungesa të mëdha si Robert Lewandowski, Pedri dhe Ousmane Dembele, kurse te Reali mungon dyshja e mbrojtjes Ferland Mendy dhe David Alaba.

Këto janë formacionet e mundshme:

Real Madrid: Courtois; Carvajal, Militao, Rudiger, Nacho; Kroos, Tchouameni, Modric; Valverde, Benzema, Vinicius Jr

Barcelona: Ter Stegen; Kounde, Araujo, Christensen, Balde; De Jong, Busquets, Roberto; Raphinha, Torres, Gav

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT