Friday, March 29, 2024
BallinaLajmeMoti për ditën e sotme

Moti për ditën e sotme

Sot në Kosovë na pret mot kryesisht i vranët, por paradite lokalisht mund të ketë intervale kohore me diell. Herë pas here priten reshje lokale shiu dhe sidomos pasdite ka gjasa edhe për ndonjë rrebesh lokal shiu me ndonjë vetëtimë dhe bubullimë.

Temperaturat pritet të luhaten nga 2 deri në 12 gradë Celsius.

Në Shqipëri, Maqedoninë Veriore, Mal të Zi dhe Kosovën lindore  pritet të mbajë mot kryesisht i vranët dhe me mundësi për intervale të shkurtra kohore me diell. Herë pas here, vende-vende priten reshje shiu si dhe rrebeshe lokale shiu me ndonjë vetëtimë dhe bubullimë.

Mot i ngjashëm na pret edhe të premtën, me vranësira dhe reshje të herëpashershme lokale shiu si dhe me mundësi për rrebeshe afatshkurtra lokale me ndonjë vetëtimë dhe bubullimë. Do të ketë edhe intervale të gjata pa reshje fare.

Mot kryesisht i vranët dhe nganjëherë me reshje lokale shiu na pret edhe të shtunën dhe të dielën. Në viset malore nganjëherë priten reshje bore./MeteoBallkan

Artikulli paraprak
Artikulli i ardhshëm
TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT