Saturday, March 25, 2023
BallinaVitrina e libritQazim Berisha-BREDHJE NËPËR RRUGËT E PLUHUROSURA

Qazim Berisha-BREDHJE NËPËR RRUGËT E PLUHUROSURA

Një njeri me halle shumë
Po bredhte nëpër qytezën e re
Ecte me ata hapa si i humbur
Më fal më.tha: Po kërkoj punë!


Kam àrdhur nga Shqipëria
Një miku im tha ka punë në Kosovë
A po e sheh more i uruar
Si po na ikin rinia i thash
Vetëm pse nuk po gjejnë punë.


Po po një fat të tillë kemi vëllaçko
Andej e këndej kufirit tonë
Rinia edhe andej po ikin me gomone
Shpesh po bëhen ushqim ipeshkaqenëve në det.

Na ikën rina në perëndim vëllaçko
Mbetën brenda pleqtë pa shpresë
për të sotmën dhe për të nesërmen
Vallë për fatin tonë të mjerë
Thoshte ai mesoburrë i leckosur i gjorë

.
Mos medo se jam lypës vëllaçko
Unë vetëm punë po kërkoj
Atje i kam lënë pesë kalamajë
Dhe gruan e sëmurë pa lek e pa ilaq.


Një miku im nga Llapi
Që ishte tek unë gjatë luftës refugjatë
Një telefonatë e tij më solli këtu
Në Kosovë ka punë, punëtorë po kërkojnë më tha.


Ka tre ditë e tre netë po sillëm vërdallë rrugëve
Askush nuk më ofron punë
As miku im telefonin më se hap
Kam mbetur në pikë të hallit
As lek nuk po kam me u kthyer në Shqipëri.


Deri kur këto bredhje nëpër rrugët e botës
Kush po na e sjell këtë zezonë
Pse kështu jemi bërë zemër plasur
Në tokën tonë të pasur me xehe
Në detërat tonë me kripë e peshkë.


Dikush i ka sigurua pasuri vetës
Sikur të jetonte edhe njëmijë vjet
Atje në Shalë të Bajgorës
Invalidi i luftës çdo ditë po vdes po vdes, po vdes…

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT