Friday, March 29, 2024
BallinaVitrina e libritTeuta Beqari Osmani-Një ditë Vere!

Teuta Beqari Osmani-Një ditë Vere!

Një ditë Vere!

Një ditë vere, kur punoja në muajt e verës në punë provizore, prrashitje misri në vitet 87-88, isha në shkollë të mesme.

Zakonisht, brezi ynë atëherë, ish i angazhuar për të punuar në muajt e verës, kryesisht për të blerë përparësen e shkollës, çantën e shkollës dhe librat, si dhe arsotimente të ndryshme shkollore, e kopucë- veshmbathje .

Babai dhe nëna kishin rrogë punëtori dhe ne që ishim mbetur tre vajza në shtëpi, detyroheshim me ndërgjegjie të punonim verës për të ndihmuar prindërit.

Një ditë mbaj mënd që erdha e frikësuar me shatin në dorë drejtë e në shtëpi, duke i thënë mamasë ;- pash një gjarpër mbështjellë pas misrit , duke prrashitur rreshtin tim me misër, por unë shyqyr që e pash, se do më bickonte.

Mamaja, u zverdh e tëra dhe tha; – Mos shko më në fushë, por rri në shtëpi , do kërkojë babi në këshillë një punë në lëmë për ty e nëse ka variant !

Por, një gjë mbaje mënd:- kjo është jeta!

E sheh tani dhe më kupton mua sa kam vuajtur për t’ju rritur duke punuar fushave?!

Kjo është një eksperiencë për ty.

Por , duhet të vlerësosh jetën, vuajtjet, mundimet , sakrificat e prindërve dhe të kuptosh që je rritur me shumë mundime nga prindërit.

Ndaj bije e mamit, nesër në mëngjes kur të zgjohesh , thuaj faleminderit Zot që më zgjove edhe këtë ditë!

Një ditë vere!

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT