Saturday, April 20, 2024
BallinaVitrina e libritAna Petani-Vargje zemre

Ana Petani-Vargje zemre

Vargje zemre


Pasuri nuk bëra në këtë jetë, jo s’isha i zoti o miqët e mi
Si prona e çifliqe, hodha vargje në poezi
Me to këndova rrugës së jetës,dhe vajtimit i preva kokë
Ato më treguan të vërtetën,dhe më bën me miq e shokë
E mora buzëqeshjen e fëmijëve, ia vura jetës si stoli
E mora uratat e prindërve,se i pleqërova
Dhe endrrat që pata, i realizova , paçka se me to lekë s’fitova.
Nuk di çtë them për këtë jetën time,
Një histori e pashkruar,një libër i pambaruar
Pati dallgë e furtunë, por pati dhe kohë të qetë
‌Pati qiell gri,por dhe ditë plotë jetë
Kur dielli ngriheje qeshte, më fliste.
Hej vajzë shikoje botën, me lule të bukura plotë aromë,
Merre frymëzimin, gëzoje jetën dhe thure të bukurën këngë.
E për dukje nuk lakmova, e mora dhimbjen e gëdhenda në vargë.
Sado që ajo” klithte” s’i zog i plagosur,
e përkëdhela të qeshte pak.
Kur me mundim rrugëve të jetës e gjeta gëzimin
E mora për dore dhe ashtu eca e papërkulur
Se shok e doja me veten time,
Që jetën ta bëj të buzëqesh
E si stoli lumturie ta kem
dhe kurr s’do ta lejojë të iki nga fytyra ime.
E ditët e pranverës ti kem pranë gjithë jetën.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT