Thursday, April 25, 2024
BallinaVitrina e libritImer Hysa-POEZISE

Imer Hysa-POEZISE

POEZISE

POEZISE

( Në respekt të 21 Marsit, ditës së poezisë)

Ndërmënd se kam vargjet ti çoj në permanent
As botoks e depilim tu bëj rimave,
Ti konkuroj në pasarela se kam ndërmend
Le të jenë ato për konkurimin e miseve.


Vargun do e lind si nënë e kujdesëshme
Si lulishtarë do e rris me kujdes,
Le të mos jetë poezi e suksesëshme
Mjafton të jetë e gjallë e plot shpresë

.
Vargun do e marr dhe te një gur
Rimën do e gjej te një fëmijë,
Mbase dikush s’do e lexoj kurr
Dhe pse unë për të jam djerrësirë.


Poezia e tillë është, kopësht me lule
I pëlqejnë shumë zogjtë e fluturat
I dhëmb shpirti për një fjalë me pekule
Se pëlqen urrejtjen, don vetëm të bukurat


Orët e gjumit ti pret me gërshërë
Borë pamëshirshëm hedh nëpër flokë,
I vetmi pushtet që s’bie asnjëherë
I vetmi rend unikal në botë.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT