Friday, March 29, 2024
BallinaVitrina e libritPrena Prendi-PËRSE SHKRUAJ

Prena Prendi-PËRSE SHKRUAJ

PËRSE SHKRUAJ

Dhimbje e madhe,shpirtin pushtoi
Vëllanë e ri me plumb e vranë
Në polici ku ai punoi
Ishte shembull për të tanë.


Fjalë e lirë në demokraci
Kush me gojë e kush me penë
Shumë debate për parti
Diktatura ,më nuk kthen.


Shtohen vite ,plaga dhemb
Në vend ujit,hedhin benzinë
Një thëngjill ,bahçja zjarr merr
Plumb mbas plumbi të ngulin n’shpinë.


Shkruaj për ç’ka sytë më panë
Fallsitete s’i duroj dot
Sa shuplaka pa faj më dhanë
Maskat ndrrojnë si partitë sot.


Kush nuk din se ç’është buzëqeshja
Çfarë ka shpirti,syri tregon
Fytyrën i tradhëton ngërdheshja
Qetësinë kush ,kot trazon.


Hak e hile kujt s’i ke
Me dashninë luan litar
”Në ferr”-thotë:Qofsh”këtu e atje”
Përgjithësi kurrë vetë s’ka marrë.


Do të shkruaj për mendjemadhin
Kur gjithmonë “ka të drejtë”
Për atë që s’ta din hallin
Fjalë e drejtë ,thonë të vret.


Për gruan e njëmijë e një halleve
Skllave në punë,skllave n‘shtëpi
Mizat e kësaj bote të madhe
I mbyt helmi e xhelozi.


Si artistë e të pastrehë
Pasanikë e varfanjakë
Shpirt njësoj kanë ,do i shpreh
Në vargjet mija “do marr hak”.


Duam të kemi veç pranverë
Gjithkush ka rriskun e tij
Mos e bëjmë shpirtin VNERÊ
Në këtë shekull “PADREJTÊSI”.

Artikulli paraprak
Artikulli i ardhshëm
TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT