Bayern Munich ka shkarkuar trajnerin Julian Nagelsmann, shkaku i formës jo të mirë të klubit në Bundesligë, duke u radhitur për momentin në vendin e dytë në tabel, diçka jo e zakonshme për klubin.
Ndërkohë, trajner i ardhshëm i klubit pritet të jetë Thomas Tuchel, me gazetarin Fabrizio Romano që raporton se palët kanë rënë dakord.
Kontrata e Tuchel si trajneri do të zgjasë deri në qershor të vitit 2025.
Tuchel u shkarkua nga Chelsea më herët këtë vit.
