Friday, April 19, 2024
BallinaVitrina e libritSylejman Salihu-KËNGA IME

Sylejman Salihu-KËNGA IME

KËNGA IME

Në pentagramin e këngës sime,
Shkruar janë notat e baladës së moçme të mugët mijëvjeçare,
Me oktava dhe kadenca ulëritëse dhe buçitëse,
Për diell, tokë dhe qiell,
Që kur vjen pranvera zgjohen sërish,
Fuqishëm dhe furishëm si vetë furitë mitike,
Dhe nisin këndimin pranë gurrave të akullta,
Ku nuset i lajnë këmishat e përgjakura të trimave,
Mbetur istikameve të lirisë,
E lejlekët rigjejnë sërish çerdhet e tyre të vjetra,
Në truallin tim antik,
Ku jeta gëlon në çdo qelizë të saj përsëri,
Bashkë me këngën time,
N’ peizazhin kuqezi.

Unë rri i shtangur,
Me durim epik,
Them , merrni sërish ditët e mia të haresë,
Si dhuratë këmbimi dhe hidhni tutje në humbëtirë,
Por lermëni zogjtë e mi të fluturojnë qiellit,
Që hareshëm plot cicërima mbushin me nota pentagramin tim diellor.

Largohem mënjanë dhe dëgjoj,
E me notat e mia në pentagramin tim dejeve të gjakut tim prapë këndoj,
Se është zakon i vjetër,
I koherave mitike,
Unë kohërave antike,
Unë kohërave epike,
Bukurinë që rikthehet pas legjendave edhe në shekullin tim,
Me ngazëllim,
Pas përmbytjes së madhe,
Me plot metafora lirike,
Gjerdan i stolisur nëpër kohëra të lashta dhe moderne,
Me këngë dhe poetikë ilire.

Unë pra sërish do të këndoj,
Me fyellin tim,
Edhe nëse fillikat mbes në vetminë time n’ shkretëtirë,
Se dua t’ i fus në valle edhe gjarpërinjtë ilirikë, të shtëpisë sime të moçme,
Gjarpërinjtë e mi të mirë.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT