Friday, June 2, 2023
BallinaVitrina e libritZahide Marije Ukaj-NUK NDRYSHOJ SI STINET E MOTIT

Zahide Marije Ukaj-NUK NDRYSHOJ SI STINET E MOTIT

NUK NDRYSHOJ SI STINET E MOTIT

Nuk ndryshoj kurr
Si ndrrojnë stinet e motit
Gjithmonë e pa luhatur
Në besimin ndaj Zotit.


Jam veç bi shqiptare
Me kulturë dhe traditë
Gjithmonë e pa harruar
Vendlindja ku jam rritë.


Vendi më i dashur
Është gjithmonë për mua
Sfirca dhe Medvegja
Që kurr se kam harrua

.
E kujtoj me shumë lot
Jeten time fëminore
Mësuesin timë të parë
Në ato troje shekullore.


Me mallë e kujtoj
Jeten time fëminore
Pa i harruar shokë e shoqe
Në ato treva malore

.
Me zuri pa dashje
Pleqëria në mergim
Por vargjet më të ëmbla
Ia kushtoj vendit tim.


Nuk e di sa kam jetë
Këtu në mergim
Por me shpirt e zemer
Jam në vendin tim.


Edhe gurbeti i largët
Qoftë i bekuar
Në vitet më të vështira
Këtu jemi strehuar.


Jam këtu në mergim
Përfundimin e pleqëris time
Dua ta përfundoj
Vetem në vendin tim.


Po me thërret Gjilani
Dhe Medvegja çdo ditë
Këthehu në kêto troje
Këtu ke lindë e rritë .

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT