Saturday, April 20, 2024
BallinaKalendari EnciklopedikHistoriMark Palnikaj-Letra e krerëve të Gashit

Mark Palnikaj-Letra e krerëve të Gashit

Letra e krerëve të Gashit

(në shqipen e sotme)

Për vendosjen e letrës në gjuhën standarde më ka ndihmuar Fra Lovro Gavran. (M. P.)

f. 319

Prefekt, Atësia Juaj 😊 V.ostra P.aternità) e di mirë se si ka urdhëruar

Kongregata e Shenjtë që të dërgohen në Pult katër Fretër për të shërbyer

këtyre të Krishterëve, që gjenden në zonën (nahietë) e Pultit, e kanë kaluar katër vjet, që po i presim të vijnë, e nuk na kanë ardhur deri tash, e tash Zoti ynë i ka sjellë në këtë vend dy.

E pasi nuk kanë ardhur me të gjitha sendet që u nevojiten: urdhri prej

teje që të rrinë, petka, libra – e pa ato ata nuk mund të jenë, prandaj ashtu me marrëveshje P. Sebastianin e mbajmë këtu, e tjetrin po ta dërgojmë që t’ju tregojë e që t’i marrë sendet e nevojshme për vete dhe për shokun.

E të dy nuk mund t’i lëshonim, sepse kemi frikë (tutemi) se, sikurse deri

tash, ashtu edhe në të ardhmen nuk do të na vinin.

E po të lutemi me gjithë zemër (fort e fort), bëje për lavdinë e Zotit

(e Tenzot): mos na lë pa dy fretër, sepse kemi shumë nevojë dhe jemi të

varfër.

Dhe porositemi në lutjet (uratat) e tua të shenjta.

Në Gash, më 30 maj 1689.

Të Atësisë Suaj të nderueshme

Shërbëtorë shumë të devotshëm

Krerët e Gashit

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT