Friday, March 29, 2024
BallinaVitrina e libritBARDHYL LONDO - LIRIKË E HIDHUR

BARDHYL LONDO – LIRIKË E HIDHUR

Nuk e dua më këtë qytet,
e di: ai është fajtor pa faj.
Këtu ministrat janë të gjithë engjëj,
ata poshtë tyre të gjithë djaj.


Këtu të djeg malli për një hënë,
malli të përvëlon për një borë.
Këtu dhe hena dhe dielli lindin
kur vizë t’u japin ambasadorët.


Këtu përvëohesh për një fllad puhize,
Këtu nuk fryjnë me vrunduj erërash.
Kalon nëpër rrugë, ke frikë mos gëlltitesh
nga gojë të shqyera tenderash.


Kam dalë tani pas orës policore,
asnjë frikë nuk kam për vete.
Po nuk i shikoj dot si dridhen jetimë
nga tmerri i betonit monumentet.


Ku është lindja, perendimi ku?
Ku është jugu, ku është veriu?
Ku vallë mbaron betoni?
Ku vallë fillon njeriu?


Eci dhe këmbët më merren,
nuk kam pirë alkool asnjë pikë.
Me vete vargun e Brehtit pëshpëris:
kohë e vështirë për lirikën.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT