Tuesday, March 19, 2024
BallinaKulturëDoli nga shtypi numri i tretë i revistës “Gjurmë Historike” botim shkencor...

Doli nga shtypi numri i tretë i revistës “Gjurmë Historike” botim shkencor e historik i Lidhjes së Historianëve Shqiptarë në Botë, me kryetar Prof. Mr.Sc Murat Ajvazi.

Sapo doli nga shtypi numri i tretë i revistës “Gjurmë Historike” botim shkencor e historik i Lidhjes së Historianëve Shqiptarë në Botë, me kryetar Prof. Mr.Sc Murat Ajvazi. Botimi në fjalë është realizuar në shtypshkronjën e mirënjohur në gjithë hapësirën tonë mbarëkombëtare, i njohur si shtëpia botuese Lena Graphic, me drejtues veprimtarin e palodhur Hajdar Fejzullahu. Edhe në kolanën e tretë të botimit të “Gjurmë Historike” shpaloset puna dhe krijitaria e disa pendave mjaft të njohura me kontribut të spikatur në fushën e shkencave historike, gjithnjë nën kujdesin dhe finacim të drejtorit të kësaj reviste, z. Murat Ajvazi.

Një botim i tillë vjen në vitin e tretë të themelimit të vetë Shoqatës së Historianëve e njohur si Lidhja e Historianëve Shqiptarë me seli në Zvicër. Tashmë është vërtetuar katërcipërisht se një nismë e tillë e grupit organizator me në krye Prof. Mr.Sc Murat Ajvazin për krijimin e një lidhjeje të munguar në diasporë, atë të historianëve shqiptarë kudo në botë, ishte një domosdoshmëri për të përmbushur një boshllëk të krijuar në fushën e shkencave historike.

Në të vërtetë kemi parë e dëgjuar për mjaft shoqata kulturore, letrare, poetike etj, të cilat kanë dhënë kontribut të madh në promovimin e vlerave të kombit kudo nëpër glob, ku ka shqiptarë, por grumbullimi rreth një tryeze i të gjithë historianëve të Diasporës por edhe të atdheut, ishte një nismë e jashtëzakonshme ndonëse disi e vonuar, por përsëri vjen në kohën e duhur. E në fakt përvec aktiviteteve të shumta, botimi i revistës “Gjurmë Historike” është mënyra më e mirë për realizimin e kësaj nisme me kaq vlerë përsa i përket evidentimit dhe nxjerrjes në dritë të shumë elementëve të artë të historisë sone që prej shekujsh kishin mbetur të heshtur nëpër sirtarët e errët të arkivave jo shumë miqësore me për shqiptarët.

Po cilat janë temat që janë trajtuar në numrin e tretë të “Gjurmë Historike”

Botimi nis me një shkrim të gazetarit nga Shqipëria z. Aleksandër Ndoja me titull “Tre vite nga themelimi i Lidhjes së Historianëve Shqiptarë në Botë dhe revistës “Gjurmë Historike”, bilanc suksesi”. Në këtë shkrim autori përcjell në mënyrë të detajuar shumë aspekte nga aktivitetet e Lidhjes së Historinëve Shqiptarë, në përmbushje të misionit që ka kjo shoqatë.

Më tej, historiania e mirënjohur dr. Nusha Zhuba me banim në Romë, përcjell para lexuesit shkrimin me titull: “Vajtimi i vjetër pellazg, akoma praktikohet në trevat ku flitet shqip”.

Në vijim të publikimeve vjen studimi nga Skënder Hushi, në Itali me titull “Njerëz të shquar pellazgë, që gabimisht quhen grekë”.

Kujtim Mateli në një shkrim me titull “Dodona nuk ndodhet në jugperëndim të Janinës, në luginën e Cragovistës” përcjell detaje mjaft të spikatura në mbrojtje të këtij pohimi.

Në vijim vijnë dy shkrime të studiuesit të historisë prof. Murat Ajvazi i cili gjithnjë ka ditur të surprizojë me fakte sipas historianëve më në zë të vendeve perëndimore. Këtë rradhë vjen me fakte rreth rrugës së Sulltanë Muratit për në betejën e Kosovës të vitit 1389, referuar historiografisë europiane si dhe të dhëna për historinë e Skenderbeut të shekullit 19-të, sipas historianit zviceran Simonde De Sismondi.

Edhe autorë të tjerë si Viron Kona dhe Qerim Kryeziu, njëri nga Shqipëria e tjetri nga Suedia sjellin të pathëna historike mbi Skenderbeun.

Gjon Keka është një studiues i apasionuar me banim në Austri. Këtë rradhë vjen me studimin e tij titulluar “Triumfi i idesë së Karl Gegës”.

Dr. Nikollë Loka përcjell të dhëna me interes rreth shkollimit të rinjve nga trevat shqiptare në kolegjin arbëresh të shën Adrianit në shën Mitër, në Kalabri.

Dr. Rovena Vata (Mikeli) një studiuese e mirëfilltë vjen me shkrimin “Fenomeni migjenian në letërsinë shqipe”

Studuesi Muharrem Qafleshi nga Kosova në shkrimin e tij i referohet temës mbi shembjen e perandorisë osmane, duke e përcjellë këtë edhe në suedisht.

Preng Vorfi në dy gjuhë shqip e italisht përcjell të dhëna mbi krahinën e mirënjohur të Fanit në rrjedhat e historisë. Në këtë revistë flet dhe historiani me banim në Serbi dr. Hivo Golos mbi historinë me Mula Jakup.

Emine Hoti përcjell lajmin mbi festivalin e 11-të sofra poetike në Boras.

Osman Ferizi në një studim flet mbi levizjet islamike dhe karakterin radikal të tyre, duke e përcjellë edhe në gjuhën gjermane.

Edhe Atlant Picaku përcjell studimin mbi radikalizmin fetar pas rënies së komunizmit,.

Nuk mungojnë shkrimet historike nga historian i mirënjohur Neritan Ceka, mi portretin shkencor te historianit Zef Mirdita.

Botimet vijojne me tre shkrime ne rradhe duke filluar me Dr. Gordan Ravancic nga Instituti historik i Kroacise me nje studim ne gjuhen kroatisht mbi Zef Mirditen, dhe dy shkrime të autorëve nga Zvicra si Albert Ramaj dhe Murat Ajvazi rreth figurës së patriotit Zef Mirdita dhe përkujtimit të figurës së tij këtë vit në Kroaci.

Revista mbyllet me nje shkrim perkujtimor nga Murat Ajvazi, kushtuat historianit dhe aktivistit te mirenjohur Sali Saliu, ish themelues dhe anetar i kryesise se LHSHS, i cili u nda nje vit me pare nga jeta.

Revista ka ISSN e saj me numër 2673-7906 dhe do të jetë e mirëprituar në disa biblioteka europiane.

Pergatiti për botim:

Aleksandër NDOJA

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT