Thursday, March 28, 2024
BallinaVitrina e libritLuan Sheshi-GISHTAT MBI KITARË...

Luan Sheshi-GISHTAT MBI KITARË…

GISHTAT MBI KITARË…

Gishtat mbi kitarë,
në tinguj drithëruar,
si të qe herë e parë,
melodi e trishtuar…


I bukur trishtimi,
ndër tela përzhitur,
i brishtë përmallimi,
refren i përsëritur…


Lot pritje rrëke,
sonetë…e harruar,
një fjalë s’më the,
si zog i pikëlluar…


Gishtat mbi kitarë,
notojnë…qetësisht,
si të qe herë e parë,
s’flet korda e brisht…

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT