Wednesday, April 24, 2024
BallinaTurizmiUra e Kamares, një bukuri mesjetare ne Librazhd

Ura e Kamares, një bukuri mesjetare ne Librazhd

Ura e Kamares është e gjatë rreth 40 m dhe e gjerë rreth 3.5 m dhe midis tyre ndodhen dritare shkarkuese në formë lundre.

Ura është e vendosur mbi tre qemerë, të ndërtuar me gurë ngjyrë gri në të bardhë si vetë përbërja e malit të Murrashit.

Ura e Kamares, një bukuri mesjetare e lënë në harresë. Ura e Kamares është një urë mesjetare e ndërtuar rreth viteve 1714 dhe ka pasur disa periudha ndërtimi, ku gjatë periudhës Osmane ka pësuar edhe një rindërtim. Kjo urë u ndërtua nga Ahmeti nga Elbasani, sipas mbishkrimit Turqisht në pllakën e gurit të Kamarës, e cila sot ruhet në muzeun e Librazhdit.

Ura e Kamares ndodhet në fshatin Mirakë. Kjo urë është asimetrike, me tre qemerë interesante për nga forma dhe lloji i ndërtimit.

Qemeri i madh i urës ka një hapësirë prej 23 metrash dhe qemeri i djathtë është në formë segmenti rrethor. Ndërmjet tyre ka dritare shkarkuese në formë lundre.

Bazamenti për kalimtarët është ndërtuar me një kalldrëm me gurë lumi të rrumbullakët.

Ajo ka marrë këtë emërtim për shkak të një kamareje që ndodhet në anën e djathtë të saj.

Në vendin ku është ngritur ura, shtrati i lumit është mjaft i gjerë.

Në bregun e majtë ura mbështetet në formacion shkëmbor të malit të Polisit, ndërsa mbështetja e djathtë është mbi zhavorrishten e shtratit të lumit. Transmeton Gazeta Elbasani Sot

Në kohën e ndërtimit të saj, ajo lidhte rrugën mesjetare të karvanëve që vinte nga Elbasani e që prej urës së Haxhi Beqarit kalonte majtas lumit, duke ndjekur trasenë e rrugës antike Egnatia, për të vazhduar në Korçë e më tej në Maqedoni, Greqi deri në Stamboll.

Gjithashtu, tek ura e Kamares shkëputej dega rrugore që lidhte Elbasanin me krahinën e Dibrës nëpërmjet Klenjës e Zerqanit.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT