Friday, March 29, 2024
BallinaVitrina e libritBrixhilda Dede-BUZËQESHJEN TI MA MBJELL

Brixhilda Dede-BUZËQESHJEN TI MA MBJELL

BUZËQESHJEN TI MA MBJELL

Kështu do të jetë përjetë e mot.
Si mbi tokë e nën dhe me të njëjtën forcë
dashuria do të flasë.
Tokës trndafil këmishëbardhë.
Qiellit, ylli më i rrallë.
Jashtë, hija jote e pandarë.
Ndërsa hyj venash, gulçuar ndezur zjarrë.
Rilindur, si për herën e parë.


MOS PYESNI
Mos pyesni ç’ farë karakteri ka një fytyrë që qesh vetiu,
Përgjigjen mereni vetë.
Mos pyesni në është familjar, a ka miq të mirë,
Lexoni, shkëlqimin e syve të tij të ndritur.
Mos pyesni, në është intelektual a i sjellshëm,
Vështroni shpirtin kur i flet e ju lotoni prej dashurie.
Është si të thuash, një rreze e pakapshme drite e shtresave të larta atmosferike.


Sikur re të laheshin prej shiu, sjellë shkëlqimin e diamantëve të tokës, kthjelluar ndriçimin.
Planeti gji, nuk do të njihte dështimin.
Atëherë, jeta do të ishte përjetësi.
(DEDIKIM)

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT