Friday, June 2, 2023
BallinaVitrina e libritBukurie Bucpapaj-DASHURIA

Bukurie Bucpapaj-DASHURIA

DASHURIA

Në nji vazo ngjyrë të bardhë,
kisha mbjellë një lule zambak,
Për fatë të keq m’u kish
tharë,
E qortova veten,si nuk u kujdesa pak.


Dashuri nuk i dhashë mjaftushëm,
ndoshta u tha nga lotët e mjelmtë,
Lulet duhet përkëdhelur,kujdesshëm,
Janë aq të brishta, aq me ndienjë.


Dhe mendova shkarazi dashninë,
Qënkan të njëjtë , sensitive,
Një buzëqeshje , ujit lumturinë,
Një përkëdhelje prek magjinë.


Jo më kot zoti krijoi dashurinë,
Hyjnore troket në çdo gjësend në tokë,
Si uji që njomë ,çdo lule, çdo bimë,
Dashunia është ajo ekstaza,
Ku frymon e tërë kjo botë.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT