Friday, April 19, 2024
BallinaVitrina e libritFetah Maliqi-LERMËNI

Fetah Maliqi-LERMËNI

LERMËNI

Busavatë e gjelbëruar
Rrethuar me male e gurë
Dua të shoh të lulëzuar
Shpirtin tek ti e kam pruarë


Në ato lëndinat kadife
Të këndoj të flas me pyjet
Zëri im të shkojë në re
Për shoqërim të kam yjet


Bukuritë nuk mbarohen
Historitë derdhen lumë
Plagët aty më shërohen
Ndaj të dua më shumë


Tek shtegu i lirë të pushoj
Tek kroi i Mixhës ujë të pi
Dhe po s‘munda të vazhdoj
Dua përjetë të rri.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT