EDHE UNË SOT I PASHË
Dhe sikur sot
Të ishte një burrë i motit,
Që ti perngjajë Gjergj Kastriot.
Të shohë trojet ka janë shtri
Që nuk thuhen qe jane shipni.
Ti mbledhë princat e trojeve arbënore,
Të e bashkon kët ndarje shekullore.
Skenderbe he burrë i dheut
I bëre bashk burrat e Arbërit
E sikur dhe sot të mblidhen prore
nuk do ket kush t’i ndajë k’to troje.
Mall në zemër
As largësi e as pleqëri
Nuk jan aspak qe të pengojnë
Kur nga zemra të lindë një afsh
Për atë vend që ti kujton.
Mëngjese të freskëta
N’këtë fillim vjeshte n’perendim
më ligështojnë me mallin
qe me shfaqet pa mbarim.
Edhe shirat qe po bien rreke
Nuk e kan ngrohtesinë si n’atdhe
Janë të ftoht e te djegin shpirtin
Për atë ngrohtesinë e vendit tim.
Sa botë e vogël
Me hapa gërryej rrugëtimin tim
drejt kryqezimit të rrugëve pa orientim,
Sa botë e vogël më je,
as hapërimin smundë ta shtrijë.
Humbet rruga para syve
nga drita vezulluese
si pedale kurore trëndadili
në majë të deges së sajë.