Friday, March 29, 2024
BallinaVitrina e libritHAMAMI I GAZI MEHMET PASHËS-Poezi nga Beqir Musliu

HAMAMI I GAZI MEHMET PASHËS-Poezi nga Beqir Musliu

Një dorë e padukshme më shoqëroi
Nëpër honet e bukurisë së fshehtë Tha
Ky është Hamami i Gazi Mehmet Pashës
Mund të hysh Mund të dalësh Mund të hysg
Të mos dalësh Të mos hysh Të mos dalësh
Kurrë Dora m’u ngri Nuk dija Cila ishte
Ajo dorë Ajo që më shoqëroi deri këtu
Apo dora ime Përse gjithë ajo ftohtësi
Kur aty janë larë zonjat më të bukura
Të Prizrenit që ende dëgjohet shushurima
E tyre dhe dihatjet deri në epshin e shfrenuar
Hamami është fshehur nën klepsidër
E Ç’bëri Gazi Mehmet Pasha në Hamamin e tij
Pa ëndërr se aty fshihej vdekja Aq e bukur
Në trajtën e një vashe të hyjnueshme Ishte
Larë me të Ç’ndodhi pastaj Në vend
Të këmishës së natës kishte veshur qefinin
Ishte kthyer në botën tjetër për t’i përkujtuar
Të gjitha ato që s’i përjetoi në këtë botë
Vdiq nga bukuria

Ç’ Hamam i çuditshëm Këtu fshehtësia
Ndryn diçka të tmerrshme që s’ mund të fshihet
As të thuhet me fjalë

Laju në këtë Hamam dhe dil i pastër në botë
Aty të pret Gazi Mehemet Pasha Që emër la
Këtu Që ta përkujtojmë me aq fshetësi
Ashtu siç na pret ky Hamam Eu
Gazi Mehmet Pasha Eu

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT