Thursday, March 28, 2024
BallinaLajmeSulmohet seksualisht një vajzë e mitur në Prishtinë, i dyshuari incizoi aktin...

Sulmohet seksualisht një vajzë e mitur në Prishtinë, i dyshuari incizoi aktin me telefon

Numri i rasteve të ngacmimeve, sulmeve e dhunës seksuale në vendin tonë ka marrë përmasa shqetësuese. Në shumë raste viktima janë edhe vajzat e mitura, të cilat keqpërdoren seksualisht pavarësisht moshës së tyre minore, raporton Gazeta Sinjali.

Një rast i tillë dyshohet t’i ketë ndodhur edhe një vajze të mitur në Prishtinë, e cila ka denoncuar rastin disa muaj pasi ka ngjarë.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Prokurorisë kanë bërë me dije se e gjithë ngjarja dyshohet të ketë ndodhur në muajin janar, kur dy persona të moshës po ashtu të mitur, kanë sulmuar seksualisht viktimën.

Madje, gjatë kohës që viktima nuk ishte e vëmendshme, njëri nga ta dyshohet ta ketë incizuar fshehurazi atë.

E gjithë kjo u zbulua pas bisedës që viktima kishte bërë me psikologen e shkollës  ‘Iliria’, ku ajo vijon mësimet. Si rrjedhojë, lidhur me ngjarjen janë njoftuar edhe organet e rendit.

Në kuadër të veprimeve hetimore, në prezencën e prindit dhe zyrtarit të Qendrës për Punë Sociale, është marrë dëshmia e vajzës lidhur me rastin dhe e njëjta ka zbuluar identitetin e të dyshuarve.

Një nga të dyshuarit është arrestuar dhe është shoqëruar në stacion policor për intervistim.

Me urdhër të prokurorit, ai është dërguar në mbajtje si i dyshuar për veprat penale ‘Sulm seksual’ dhe ‘Keqpërdorim i fëmijëve në pornografi’.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT