Friday, June 2, 2023
BallinaVitrina e libritOrhan Mamaj-E’Ç’NA BËRE MORE KURBET!

Orhan Mamaj-E’Ç’NA BËRE MORE KURBET!

E’Ç’NA BËRE MORE KURBET!

yE ç’na bëre………….more kurbet,
I le vetëm pleqët e shkret,
Nënë e gjorë ka dalë në arë,
ka marë kosën dhe korrë barê…


I ku dhali nga shtëpia,
se ktheu mē kokën kurrë,
Nuk edi si e ka hall,
s’pyeti më në jemi gjall…

.
Unë e shkreta sot jam plakë,
jam me një këmbë në varr,
Jetën ma shkurtoi plaku,
ka 10 vjet që ësht larguar…

.
Se sa kisha plakun gjall,
s’më shkonte mëndja për djal,
Se pse ka mbi 30 vjet,
se ka nënë kurrë nuk ka pyet…


Kam ngelur vetëm në shtëpi,
kam një lop dhe një gomar,
Dhe ata nga mua presinë,
që t’u hedh ndonjë dorë barë…


Ç’far të bej e zeza unë,
sot jam plakë e s’kam takat,
Sot nuk te ndimon njeri,
veç se plaka ka në fshat…


Pavarsisht se jam nënë,
për djalin shpirti më dhëmbë,
Dua ta di a’ësht gjall,
se e kam shpirtin plagë….


Biri im më thuaj një fjalë,
kam 30 vjet që s’të kam parë,
Hajde shimë sa jam gjall,
që të vdes unë e ç’malluarë…!!

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT