Thursday, March 28, 2024
BallinaVitrina e libritU mbajt Koncerti i Dytë Racital dhe u bë edhe promovimi i...

U mbajt Koncerti i Dytë Racital dhe u bë edhe promovimi i librit poetik ”Meloditë e një vajze” i autores Lentiana Lutaj.

Dje, më 10 maj 2023, në orët e mbrëmjes, në sallën e Bibliotekës Universitare, në Prishtinë, në prezencë të artdashësve të shumtë, miqve e familjarëve, u mbajt  Koncerti i Dytë Racital dhe u bë edhe promovimi i librit poetik ”Meloditë e një vajze” i autores Lentiana Lutaj.

Libri “Meloditë e një vajze”, SHB MESHARI, Prishtinë, 2023

Këtë eveniment kulturor me mjaft profesionalizëm e moderoi poetja dhe gazetarja e mrekullueshme Erdonita Hebibi, e cila në fillim të fjalës së saj tha: “Muzika dhe libri kanë miqtë më të mirë, prandaj ata sonte kanë ardhur këtu, duke qenë të vetëdijshëm se duke e nderuar krijuesen tonë, muzicenten dhe poeten e talentuar Lentiana Lutaj, në të vërtetë po e nderojnë  kulturën në përgjithësi, andaj më lejoni t’ju uroj mirëseradhje të gjithë juve!” Pastaj moderatorja Hebibi para të panishmëve lexoi biografinë e artistes Lentiana Lutaj, për të cilën tha se Lentiana Lutaj u lind në Prizren, më 01. 11. 2004. Tashmë jeton në Prishtinë, ku e ka të përfunduar shkollimin fillor në SHFMU “Faik Konica” dhe gjithashtu e ka kryer edhe Shkollën Fillore dhe të Mesme të Muzikës “Prenk Jakova”, me prof. Jeta Dida-Bujari, në instrumentin e pianos. Lentiana, me gjithë talentin që ka arritur për muzikën, është edhe balerinë, valltare dhe këngëtare e talentuar. Ajo aktualisht mban mësimet me prof. Besjana Tishukaj dhe është në vitin e fundit të shkollës së mesme. Gjithashtu është e angazhuar në shumë koncerte dhe festivale të ndryshme muzikore, ku ka fituar çmime dhe diploma në gara të ndryshme kombëtare dhe ndërkombëtare.

Moderatorja Erdonita Hebibi, autorja lentiana Lutaj, redaktori Zymer Mehani, prindi i Lentianës dhe mqtë: poeti Fatmir Çitaku e z. Ramë Jashari


Në vazhdim, moderatorja Erdonita Hebibi, e ftoi shkrimtarin Zymer Mehani, në cilësinë e redaktorit letrar dhe të recensentit, për të folur për librin “Meloditë e një vajze” të Lentiana Lutajt. Ai ndër të tjerash tha: “Lentiana Lutaj është poetja që po nis të krijojë poezi lirike. Ajo i kushton vëmendje të bukurës, të përjetshmes, prandaj pa dyshim se është tejet e kujdesshme në përdorim të fjalorit, duke përdorur një gjuhë të rrjedhshme, të kuptueshme dhe të pastër. Tekstet e saj shquhen nga psikologjia e thellë, nga pjekuria dhe gjithashtu ato janë të pasura edhe për nga figuracioni letrar. Poezitë e saj janë plot me imazhe të qarta që tregojnë ndjenjat dhe përvojat e autores, zbulojnë bukurinë e shpirtit njerëzor etj. Kur krijon poezi, kjo poete përdor teknika të ndryshme artistike. Vargjet e saj karakterizohen si nga origjinaliteti i formës, ashtu edhe nga risia e përmbajtjes. Duke lexuar poezinë e saj, ndjejmë emocione, ngase mendimet e saj kombinohen këtu me imazhe metaforike.

Ndjenja e shqetësimit tingëllon në shumë prej poezive të saj, ngase ato shqetësime paraqesin edhe dromca të jetës personale dhe forcën shpirtërore të një personi plot vrull, që nuk i jep rast pesimizmit për asnjë çast.

Përmes vargjeve të Lentiana Lutajt zbulohet gjendja komplekse psikologjike e saj. Këtu në vargje shihet qartë malli i autores për diçka që ka kaluar, për ditët e shkuara.

Në këtë vëllim poetik ajo përdor elemente të një vargu melodioz: përsëritje të shpeshta tingujsh, përdorimi fjalish pyetëse dhe pasthirrmash, që nga ana tjetër krijojnë intonacione të caktuara, një strukturë rrethore strofash etj. Shpesh, poezitë e thjeshta kombinohen me përbërës kompleksë që mbajnë ngarkesën kryesore semantike.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT