Tuesday, April 16, 2024
BallinaSportLiverpooli me fitore i afrohet zonës Champions

Liverpooli me fitore i afrohet zonës Champions

Liverpooli ka marrë një tjetër fitore të rëndësishme në synimin e tyre për të siguruar një vend që dërgon në Ligën e Kampionëve edicionin e ardhshëm.“Të Kuqtë” triumfuan 0:3 në udhëtim te Leicester City në stadiumin “King Poëer”.
Dilemën e fituesit mysafirët e mbyllën në fraksionin e parë të lojës kur realizuan dy herë.Curtis Jones hapi serinë e golave në minutën e 33-të duke shënuar nga afërsia falë edhe asistimit nga Salah.

E njëjta dyshe doli në skenë edhe tre minuta më vonë, me 22-vjeçarin Jones që dyfishoi shifrat me një gol të bukur.

Goditjen e fundit “dhelprave” ua dha mbrojtësi i krahut, Alexander Arnold me golin nga gjuajtja e lirë në minutën e 71-të.

Liverpooli me këtë fitore mbetet i pesti me 65 pikë, tani vetëm një pikë më pak se Neëcastle United dhe Manchester United në pozitat tre dhe katër.

Leicester City është në pozitën e parafundit me 30 pikë, dy pikë larg vendit që i shpëton rënies.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT