Friday, March 29, 2024
BallinaVitrina e libritMevi Rafuna-Pesha e penës sime më duket e ranë pasi asgjë nuk...

Mevi Rafuna-Pesha e penës sime më duket e ranë pasi asgjë nuk ndërron në këtë shoqëri

Më lehtë është të flasësh me lisat, me zogjtë me kafshët, sesa të flasësh dhe të shkurash për qeniet njerëzore.

Kam menduar se gjenerata ime, me fatin të jetojë në liri; do të jenë më të emancipuar, do i lënë pas dhe ndoshta edhe do i varrosin shumë zakone të trashëguara dhe të përcjellura ndër breza nga pushtuesit barbarë.

Por, po e shoh që jam gabim, gabim që më ka kushtuar me “përjashtimin” apo “vetëpërjashtimin”nga një rredh dhe shoqëri të cilën unë e shoh, me të cilën unë jetoj por në të cilën unë nuk bëj pjesë.

Kronikat tona janë me vrasje femrash me dhunime seksuale femrash me degradim dhe mykje të vlerave njerëzore.

Por kjo gjendje Alarmante askujt nuk i bënë përshtypje në hierarkinë e pushtetit.

Intektualë që ngjyejnë aty ku pshtyejnë në kërkim të padronëve të ri, kanë harruar ta ngrisin zërin të thonë kjo është Mjaft, kjo nuk është shoqëria për të cilën gjenerata të tëra u sakrifikuan, por një tragjedi zgjatë deri aty ku fillon tragjedia tjetër dhe cikli i tragjedive në shoqërinë shqiptare nuk ka të ndalur.

Kush na ka faj- kush është mëkatari dhe kush është shejtori aty ku arsyeja njerëzore nuk mirret parasysh.

Aty ku burgosen zërat përparimtarë dhe ditët i shtyejmë me cirk të formatit Big Brother.

Unë do vazhdoj të flas me lisat, më zogjtë dhe me kafshët sepse këtu secili e ka harruar detyrën njerëzore të tij, në një vend ku profesorët krenohen se ngelin studentë dhe ku diplomat jepen për 3 ditë nëpër universitete private.

Ku televizionet tona tash e dy dekada promovojnë imamë kriminelë që bajnë thirrje që Gratë Kurva të dhunohen e të vriten.

Dhe pastaj këta imamë thirren nëpër funerale tragjedish…

Jemi mykur sepse fjala më nuk është fjalë, respekti është interes dhe dashuria është materializëm.

Gjithçka është kalkulim dhe nëse je i sinqertë dhe ki mirësi në shpirt të shkelin dhe nuk të numërojnë për njeri.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT