Thursday, March 28, 2024
BallinaVitrina e libritFehmi Pireva-Si na zuri shekulli?

Fehmi Pireva-Si na zuri shekulli?

Si na zuri shekulli?

Na vodhën politikanët,
Na rropën tregtarët,
Na mashtruan të dy,
Na mashtruan të parët.


Kudo sa spiunllëqet
Sa s’ka pasur kurrë,
Të mbysin me dy fjalë
S’ka nevojë për gurë.


Unë vij nga Dukagjini
Ku ka lind Kanuni,
Nuk të lanë as Drini
O Zot, çfarë spiuni!


Unë vij nga Vitia
Kam ngelur në bisht,
Do i bëj ca marrëzi
E lojë të shumëfishtë.

Trim, burrë me besë,
Vuçiternali,
Çdo ditë bëj mëkate
Shkoj falem në xhami.


I trashë nga mendja
Sa e nis ti vrapin,
Jam nga Besiana
Ta ndali edhe Llapin.


Vjen tjetri me mustaqe
Nga Drenica në Prishtinë,
Mos gjet diçka e keqe
Pas kobure e martinë.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT