Friday, June 2, 2023
BallinaVitrina e libritRudina Muharremi Beja-JASHTË KORIT

Rudina Muharremi Beja-JASHTË KORIT

JASHTË KORIT

Ky shi i ftohtë,
s’di pse më duket më i ngrohtë
se gjithçka përreth…
Këpucët e lagura
mbi udhë vizatojnë rrathë eliptik,
ndërsa muret e lartë
të shqetësuar për plakjen
vishen myshk.

Skenës së përditshme,
që gjithnjë e më tepër i ngjan tablosë së një ankthi,
shfaqen njerëz si kukulla,
fytyra pa shprehi,
buzëqeshje të përhumbura…

Këlthet kukuvajka
e në folenë e tyre grerëzat
mërmërijnë nën zë.
Unë, pa u shqetësuar për rrudhat
rreth buzëve
që akrepat dot s’i ndalin,
vërshëllej në “solo” jashtë korit.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT