Friday, June 2, 2023
BallinaLajmeE dhimbshme: Policia jep detaje për vdekjen e 19-vjeçarit nga Malisheva që...

E dhimbshme: Policia jep detaje për vdekjen e 19-vjeçarit nga Malisheva që vdiq pasi ra nga ndërtesa pa mbrojtëse ku punonte

Gazeta Sinjali ka raportuar sot për një ngjarje të hidhur që ka ndodhur në familjen Zogaj nga Malisheva, pasi më i dashuri i tyre ka humbur jetën tragjikisht në Prizren derisa ishte duke punuar në një objekt banesor që ishte duke u ndërtuar.

Burimet e Sinjalit bëjnë të ditur se viktima është Klodian Zogaj.

Lajmi për vdekjen e të riut e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi.

Sipas Policisë, 19-vjeçari dyshohet se ka humbur jetën, duke rënë nga kati i tretë nga skelet.

Në vendngjarje kanë dalë Policia dhe mjekët nga emergjenca, të cilët kanë konstatuar vdekjen e tij.

“Me datën 26.05.2023, rreth orës 14:50 dyshohet se në rrugën “Ekrem Rexha” në një objekt banesor në ndërtim e siper, një person i moshës 19 vjeçare (K.Z.), gjatë punimeve dyshohet se ka humbur jetën, duke rënë nga një lartesi e konsiderueshme”, ka deklaruar z. Bytyqi.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT