Friday, April 19, 2024
BallinaVitrina e libritRudina Muharremi Beja-Nga vëllimi "Lutje lulesh"Mos fol!

Rudina Muharremi Beja-Nga vëllimi “Lutje lulesh”Mos fol!

Mos fol!

Mos fol gojë, sot, zërin mos e çil!
As ti dore që flakë merr si kandil.
Fiku ti, eshkë që zjarrin ndezur mban
Të zymtës botë, me lotin krokodil.

Bjerë shi, më mirë shpëlami sytë!
Qiell, bërtit, rrufe lësho pa pritur!
Shuamë, harromë, hiç mos ki frikë.
Ik edhe ti hënë, në ke për të ikur!

Ftohu ti ballë, ngrij edhe ti frymë!
Bindu, ti zemër, lidhur rri e qetë!
Shtrihu ti kurm, kurmi im pa shpirt
Vdis edhe zgjohu, në një tjetër jetë.

Mendje, ti jo, ti mbamë vesh!
Merrmë e dërgomë atje ku djeg një mall.
Mbi mermer të ulem e të buzëqesh.
Të rri veç pak çaste sa t’i them dy fjalë.

Artikulli paraprak
Artikulli i ardhshëm
TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT