Friday, March 29, 2024
BallinaVitrina e libritVjeshta-Riza Braholli Mborja

Vjeshta-Riza Braholli Mborja

Vjeshta

I veshi këpucët e vogla të shiut
Dhe hyri në mua me to të baresë
Në troje ku kurrë një këmbë njeriu
s’ka mundur të hyjë, s’ka mundur të zbresë.

Kusia e vjetër në pikët e strehës
zë mbushet pak e nga pak me vetmi
E mjegulla hedh mbi supet e pjergullës
Imazhe kotelesh që lagen në shi.

Mbyll sytë e përgjoj si rëra e nxehtë
E verës zë ftohet e mpikset në mua
Përtej fushëtirë e qullur e shkretë
E pyje të djegur në shkrumb të harruar.

Mbi xhamin me agull ngre gishtin të shkruaj
Por dorën ma ngrin një zë i dëbortë:
“s’ke më miku im kujt t’i thuash të dua ”
Dhe ndjeva si thika m’u ngul në aortë.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT