Thursday, March 28, 2024
BallinaVitrina e libritSahit Shala-MALL..

Sahit Shala-MALL..

MALL..

Merrmë në krahë, o zog shtegtar
E fluturo nga vendi im
Qe sa vjet në dhena tjera
Kam mbetë larg, këtu n ‘mërgim


M ‘lër t’i puq ata gurë lumi
Qoftë dhe t’ mbushur llumë a baltë
Të ta heq pak atë t’’zi shkrumbin
Që m’ka mekur, hiq pa fjalë


Dua ta shohë atë dallëndyshen
Çerdhën n ‘strehë duke e ndërtuar
Sepse malli kurrë nuk vyshket
Me’pa bujkun duke punuar


Po ta kisha loke shkretën
Do ta mbysja n’përqafim
Po me vite prehet n ‘paqe
Me një gur, mbi varr një shkrim


Pse, more zog ta kam zili
Ty që s’ke ma t ‘voglin faj
M’qo n’atdhe te shkrepi e plisi
Ma heq pak mallin e saj

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT