Thursday, April 18, 2024
BallinaVitrina e libritMehmet Rrema-UNË DHE SHIU

Mehmet Rrema-UNË DHE SHIU

UNË DHE SHIU

Mirëmëngjes
Unë dhe shiu në të njëjtin shtrat
Ardhur nga rrugë të ndryshme
Lodhur nga rrugë e gjatë
Përqafuar pushojmë në ekstazë mëngjesore
Si dy të dashuruar në hije të mimozës


Njëqind rrugë i bëmë secili në hapin e vet
Dhe më në fund ja ku jemi
Unë pa ty, të kotë e kam këtë jetë
Unë dhe shiu
Nga mimoza e dashurisë rrjedhin buzëqeshje të ngrohta
Të zemrës që për dashuri kurrë nuk u lodhka


Fushat e kohës çelin lule
Në lule rritet dashuria
Në shpatullat e kohës varen ujvara e flokëve
Rreze të ngrohta mbushin shpresat e mia
Ne kositim zemrimin dhe urrejtjen nga mendja
Si barëra të këqia


Mirëmëngjes diellin ngrohtë ka lind
Dhe xhevahirët e vesësi bien një nga një nga vargu
Në vend të tyre rriten buzëqeshje miqësore
Sa e ëmbël është jeta pa mëri
Ne hapim gropa për të groposur mëllefin
Në lulishte të shpirtit mbjellin dashuri


Diellit kurrë nuk i shuhet ngrohtësia
Urrejtjen ai e ka djegur dhe shkrumbuar
Ja, pse dielli jep veç dritë e ngrohtësi
Sepse ga ligësitë është pastruar
Mirëmëngjesi diell, mirëmëngjes miqësi
Në hije të mimozës unë dhe shiu bëjmë dashuri

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT