Tuesday, March 19, 2024
BallinaVitrina e libritAnila Kodra-TË TË DUASH TY

Anila Kodra-TË TË DUASH TY

TË TË DUASH TY

Të të duash ty shpirt , është bukur gjithsesi ,
është si të jesh mes yjesh, si në galaksi .
Është si të kthehesh vite pas e të jetosh ,
atë moshë të ëndrrave rinore prap të kalosh.
Është të prekësh shpirtin kur vitet po shkojnë ,
të mbetesh pa frymë e mendimet të gulojnë .


Të të duash ty zemër , është si një mister ,
është të jetosh parajsën dhe kur je në ferr.
Është si të jesh pjesë e një bote magjike ,
jeton mes afshit e gulsheve , larg cdo frike.
Është mëngjes , vec mëngjes e ag’ cdo herë ,
shpirti mbushet nektar, ëmbëlsi si në pranverë .


Të të duash ty o jet është vërtet si cmenduri ,
Të jetosh gjithë jetën në një cast.Është si magji.
Është si jehonë e brëndëshme që të ledhaton ,
të ndez si vullkan e flakë, mes hapsirash të çon.
Është të duash të jetosh edhe në një zbrazëti ,
Se je brenda saj , dhe e mbush ti me dashuri .


Të të duash ty dashuri , është të sakrifikosh ,
Është të jesh mes djajsh e si ëngjëll të jetosh .

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT