PAQE DASHURIE
Dashuria ime…
Vij gjithmonë pranë teje
me hap të ngadaltë
me zemër të dridhur.
Lë ëndrrat larg
e humb në sytë e tu.
Ti rri pak shpenguar
e me vjen hidhur
derisa thua:
– Eja këtu!
Dashuria ime
Në epokën tonë
s’ka luftëra te mëdha,
as trima që vdesin për mua me shpatë.
Na lidh më shumë bashkë
rutina e ditës,
ose
na shtyn larg.
Dashuria ime,
Mbështes kokën aty
në kraharorin tënd,
tani s’është më një çast dobësie.
S’më vjen asnjë mendim ndër mend
e mbytem në paqe dashurie.