Friday, April 19, 2024
BallinaVitrina e libritTeuta Beqari Osmani-Fëmijl(ëria)a im’!

Teuta Beqari Osmani-Fëmijl(ëria)a im’!

Fëmijl(ëria)a im’!

Një Qershori është për të gjithë
Aty ku je gjithmonë në ëndrrat
E sa herë të duket vetja fëmijë
Para fëmijëve në parkun e lojrave!


Fëmijë jemi gjithmonë, e na ndjek
Fëmijëria e hershme e rritur e pjekur
Fëmijërinë e shohim tek fëmijët tanë
Tek albumet, tek lojërat, tek e qeshura!


Fëmijëria ime u shpërnda tek tiparet
Tek veset, tek zakonet, tek ngjashmëria
Tek sytë, tek buzët, tek flokët e mëndja
Fëmija im që s’më ka lënë gjë si kopja!


Fëmijëria ime ishte tek nëna, tek baba
Tek shkolla, tek shoqet, e shokët e klasës
Tek hartimet e shkruara, tek vizatimet
Tek ngjyrat, tek lulishtet, lulet e fluturat!


Tek komçalja poshtë pallatit, tek topa gropa
Tek fusha sportive, tek vrapi, tek krosi 100-nç
Tek tabela e zezë, përparësja, tek jaka e bardhë
Tek bishtalecat, sa herë rritesha e përkëdhelesha!


Fëmijëria ime, kapur me duart tek kolovajza
Tek parqet e shtruara me barë të gjelbërta
Tek fëmija im që më kërkon të luaj me topin
Volejboll, futboll, basketboll, mom, ejaaa…!

Artikulli paraprak
Artikulli i ardhshëm
TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT