Friday, March 29, 2024
BallinaKalendari EnciklopedikKujtimet e gruas së Stavri Shkurtit: I përdhosën varrin, duke i vjedhur...

Kujtimet e gruas së Stavri Shkurtit: I përdhosën varrin, duke i vjedhur kryqin dhe gërmat e emrit

Stavri Shkurti është një ndër aktorët më të mëdhenj shqiptarë.

Fatkeqësisht, ai u largua shumë shpejt nga kjo jetë, teksa u shua fizikisht në Greqi në vitin 1998.

Ai kishte emigruar familjarisht, me gruan dhe dy djemtë, Dionisin dhe Gjergjin, nga Korça për në Greqi pas viteve 1990-të.

“Atje në një spital në Greqi, Stavri Shkurti ‘interpretoi’ një bisedë me ëngjëjt”, kujton e shoqja e aktorit të njohur, ditët e fundit të tij.

Pengjet për nderimin e munguar ndaj burrit të saj aktor janë disa.

Por më i dhimbshëm është ai i dhunimit që iu bë artistit të mirënjohur në banesën e tij të fundit, në varrezat publike të qytetit.

“I kanë vjedhur te varri kryqin, fenerin dhe gërmat e emrit prej bronxi. I kishim punuar në Greqi dhe i grabitën se shkëlqenin si flori”, tregonte Florika Shkurti kohë më parë.

Sepse në Shqipëri, ne jo vetëm që nuk i nderojmë artistët në të gjallë, por i poshtërojmë edhe kur vdesin.

Rasti i Stavri Shkurtit është më emblematiku.

Burimi i lajmit Vjosa Net

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT