Tuesday, April 16, 2024
BallinaLajmeNjë burrë në Gjakovë goditet nga rrufeja, u gjet i vdekur në...

Një burrë në Gjakovë goditet nga rrufeja, u gjet i vdekur në fushë

Një burrë në fshatin Rogovë të Gjakovës është gjetur i vdekur të hënën pasi dyshohet se është goditur nga një rrufe.

Sipas njoftimit të Policisë, viktima është gjetur e vdekur në fushë.

Bëhet e ditur se vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.

“Dyshohet se viktima ka vdekur si pasojë e goditjes nga rrufeja. Me vendim të prokurorit trupi i pajetë është dërguar për obduksion”, thuhet në njoftim.

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT