Saturday, April 20, 2024
BallinaVitrina e libritAgim Bajrami-Nē mungesē të diellit

Agim Bajrami-Nē mungesē të diellit

Nē mungesē të diellit

Dielli s’ēshtē kētu , por do të dalē patjetër
Rrallē herē e ka bërē kētē vonesē
Qyteti pa tē po mē duket i verbër
Dhe mēngjesi s’mē ngjan si mēngjes


Nē rrugë ēshtē zgjuar sërish era
(Ajo kēto raste pret gjithmonē )
Nga klithma e saj gjysme e çjerrë
Kuptoj se kētu , diçka nuk shkon


Dicka ka ngjarë , s’diskutohet
Ndonjë ngatërresë , a ndonjë sherr
Ndonjëherë dhe dielli zemërohet
Dhe për sē koti inat merr


Ty ca dridhje ta përshkojnē
shtatin
Këtë gje vetēm unê mund ta dalloj
Gjersa diellit tonē ti dale inati
Afrohesh pranē meje tē tē mbroj


Dielli s’është aty , por do dalë shpejt a vonë
Por edhe në s’daltë , nuk na prish punë
Ne kemi puthjet , diellin tonē
Por ti gjithmonē pret , t’ia nis unē ..

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT