Thursday, March 28, 2024
BallinaVitrina e libritMark Gjetja-Verës do Kthehem.

Mark Gjetja-Verës do Kthehem.

Verës do Kthehem.

Kur vera vjen retë i largon qielli.
Natës ndriçojne yje dhe héné.
Vetullat qéndisur si njé hark ylberi,
hije e qerpikëve mbi faqe i kishé réne.


Nga zhurmë e dallgëve zgjohet né mëngjes.
Gjinjët nën kémishe i tunden rreth e qark,
elegance e sajë e hapat gjithë finesé,
si një rreze drite më buzéqeshé nga larg.


Dy sy të kalter si qiell i pa fund,
në Drité të Hënës dua ti shoh,
mbi valët e detit eja të përkund,
netéve i vetmuar ti mé përqafo.


Aty bregut dua té jem me ty,
dallgët qetsohen e përplasen lehtë,
të dy dorë shtrënguar shihemi ne sy,
kur dielli zhytet ngadalë në deté.


Kur dielli derdhi ngjyrat plotë magji,
në sytë e sajë malli ish ndezur,
pres të vijë nata ,të përqafoi ty,
të lumturoi shpirtin tim të dehur.


Kur vera vjen dashurohen dhe yjet,
dashurohen zemrat ,héna dhe deti,
dashurohen fushat ,malet dhe pyjet,
i shoh sytë e tu ,si dritë e një qyteti .

TË NGJASHME

Komento

Shkruani komentin
Shkruani emrin

TË FUNDIT